
Në nderim të dëshmorëve të ZOP-së, në akademinë përkujtimore të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së.
Ata të cilët ranë heroikisht për çlirimin e vendit tonë, do të përkujtohen gjithmonë për guximin, devotshmërinë dhe sakrificën më sublime të tyre.
Presheva, Medvegja e Bujanoci si toka të pa çliruara të Kosovës Lindore, janë komunat e vetme në Ballkanin Perëndimor që u mungon Liria, barazia e zhvillimi, prandaj obligohemi që të jemi unik e të punojmë pandalshëm në jetesimin e amanetit të dëshmorëve tanë.
Lavdi dëshmorëve të kombit!