Edit Content

Rreth nesh

Aleanca për Luginën është parti politike e cila vepron në Komunën e Preshevës. Të fokusuar në zhvillimin e vendit tonë me përkrahjen e rinisë tonë synojmë që projektet tona të implementohen për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Preshevës.

Kontakt

 Përfundohen të gjitha procedurat administrative dhe pran Komisionit komunal zgjedhor dorëzuam listën tonë e cila ka numrin 4.

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës,

Ju faleminderit për mbështetjen tuaj në procesin e mbledhjes së nënshkrimeve, ju faleminderit për përkrahjen e dhënë ndaj listës zgjedhore të Aleancës për Luginën.

Sot përfunduam të gjitha procedurat administrative dhe pran Komisionit komunal zgjedhor dorëzuam listën tonë.

Aleanca për Luginën zotohet për fushatë politike të qetë, konform kodeve të sjelljes si dhe të nevojës emergjente për shmangien e fjalorit të ashpër dhe nënçmues.

Argumenti dhe planet konkrete do të jenë shtylla e fushatës sonë.