Edit Content

Rreth nesh

Aleanca për Luginën është parti politike e cila vepron në Komunën e Preshevës. Të fokusuar në zhvillimin e vendit tonë me përkrahjen e rinisë tonë synojmë që projektet tona të implementohen për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Preshevës.

Kontakt

 AL vizitë në Ambasadën Shqiptare në Beograd.

Pas akreditimit zyrtar të Sh.T. z, Bardhyl Canaj si Ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, shfrytëzuam rastin për të bërë një vizitë dhe për t’i dërguar urimet tona për punë të mbarë dhe suksese si dhe për ta njoftuar për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Shprehëm mirënjohjen tonë të thellë për përkushtimin dhe angazhimin e Ambasadorit Canaj dhe të shtetit shqiptar në mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Aleanca për Luginën vlerëson se përkrahja e shtetit shqiptar është kruciale për shprehjen e vullnetit të thellë të popullit shqiptar për të ruajtur identitetin dhe për të promovuar bashkërendimin kombëtar.

Për të shfaqur respektin dhe vlerësimin tonë për punën e Ambasadorit Canaj, kemi dorëzuar një dhuratë, një pikturë të veçantë me motive nga Presheva, punuar në gurë nga artisti jonë Shqipërim Fejzullahu.