
Me ftesë dhe nën organizim të Presidentës së Republikës së Kosovës, Sh. S. Dr. Vjosa Osmani Sadriu, Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Sh. T. Glauk Konjufca si dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Sh. T. Albin Kurti, kremtuam
bashkarisht 16 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë ditë të veçantë e të rëndësishme, jo vetëm për shtetasit e Kosovës por edhe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen,
në emër të Aleancës për Luginën krerëve të shtetit i përcjellëm urimet më të ngrohta e vëllazërore nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës më shumë se kushdo tjetër e ndjejnë rëndësisë e kësaj ndjesie, ngase pa dëshirën dhe vullnetin e tyre kanë mbetur nën zgjedhën nga e cila është çliruar Kosova .
Me bindjen dhe besimin e plotë në autoritetet dhe institucionet e Republikës së Kosovës, besojmë fuqishëm në angazhimin e tyre për realizimin e aspiratave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët sot janë komuniteti i vetëm në Evropë të cilëve u mungon Liria dhe të drejtat e tyre elementare.
Respekte e nderime përjetë heronjëve që derdhën gjakun e tyre si dhe të gjithë atyre që u sakrifikuan për Liri e për këtë ditë të shënuar.
Urime e gëzuar pavarësia!